Hoxha: I drejtuan fishekzjarrët si grykë topi...Mund të ishin plagosur rëndë protestues dhe kameramanë

4 Qershor 2019, 20:06

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e Report Tv, për rrezikun e përdorimit të fishekzjarrëve dhe kapsollëve nga ana e protestuesve të opozitës në tubimin e 2 qershorit. Ai tha se fishekzjarrët u përdorën si armë duke shënjestruar policinë. Hoxha komentoi momentin kur një protestues vë nën këmbë një fishekzjarrë të fuqishëm, duke e drejtuar drejt policisë. Në rast të ndonjë incidenti, për shkak të fuqisë së shpërthimit, ai mund të ndërrojë drejtim dhe të lë të plagosur protestues në mesin e turmës dhe veçanërisht edhe kameramanët të cilët qëndrojnë shumë pranë këtyre situatave për të përcjellë atë se çfarë po ndodh.Artan Hoxha: Fishekzjarri është barut. Nuk mund të vihet këmba mbi fishekë, sepse nuk dihet nga shkon. Kjo është shumë e rrezikshme. Kur hidhen fishekzjarret ka shumë fuqi të madhe, dhe e ka drejtuar si grykë topi drejt policëve të paarmatosur me pajimet për të përballur situata të tilla. Atij po t'i lëvizë drejtimi dëmton protestuesit e tjerë, edhe kameramanët të cilët janë shumë afër. Në një nga protestat u përdor molotov, dhe ndërkombëtarët u shqetësuan duke kërkuar të evitohet molotovi. Nëse tek kryeministria i hodhën pas shpinës së policisë, dhe kishin efekt zhurmues, ndriçues, dhe nuk të dëmton.

Arben Hajdarmataj: Të palejueshme dolën sepse këta vendosën ligjin. Unë nuk mund ta di se nga i siguron opozita. Sot me kufi të hapur, me hyrje dalje të lira, nuk është vështirësi e madhe për të gjetur fishekzjarre dhe kapsolla.

Artan Hoxha: Në Shqipëri ka pasur firma për prodhim fishkzjarresh. Mund të prodhohen edhe vetë.