Hoxhë Ahmed Kalaja sqaron ngjarjen ku nje person plagosi 5 besimtarë brenda Xhamisë "Dine Hoxha" në Tiranë

19 Prill 2021, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 15:27:30

Një plagosje me thikë ka ndodhur brenda xhamisë 'Dine Hoxha' në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur 5 besimtarë myslimanë.  Autori i plagosjes është neutralizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e policisë. Ende nuk dihet gjenjda shëndetësore e të plagosurve dhe cilat kanë qenë arsyet e kryerjes së këtij akti të rëndë. Imami i xhamisë, Ahmet Kalaja është shprehur se shpreson që ky sulm ndaj besimtarëve myslimanë të mos ketë qenë një akt terrorist por që autori të jetë një i sëmurë mendor. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të saj. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Hoxha i  Xhamisë Dine Hoxha Ahmed Kalaja ku janë plagposur 5 persona pak më parë e quan këtë një akt barbarie. Ai thotë se 34 vjeçari ka hyrë i armatosur në xhami dhe ka qëlluar disa nga ztafi i xhamisë dhe disa besimtarë që kanë qenë duke u falur dhe lutur. Ndërkaq Kalaja thotë se shpreson të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist por personi të jetë me të meta mendore. “Sot pas dreke andej nga ora 2 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dine hoxha ku një njeri i armatposur me thikë godet besimtarët me thikë. Po nuk mjaftohet vetëm me besimtarët por godet dhe njerëzit në rrugë. Ai është arrestuar sitiuta është nën kontroll. Të plagosurit janë në spital, shpresojmë të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist por të ketë qenë një person me të meta mendore. Zoti i madh largoftë nga ne njerëzit që janë me probleme dhe që duan të prishin harmoninë e këtij muaji të begatë. Janë plagposur disa nga stafi i xhamisë dhe disa besimtarë që kanë qenë duke adhuruar zotin  në ato momente. Personi në fjalë të marrë atë që meriton”.