Dita botërore e bletëve/ Rama: Bekuar qofshin bletërritësit! Kemi financuar 3386 projekte

20 Maj 2020, 08:30 | Përditesimi i fundit: 2020-05-20 08:30:54

TIRANË- Shumë pak prej jush mund ta dinë, por 20 maji është dita botërore e bletëve. Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të vë theksin tek projektet e financuar për bletarinë nga Agjencia Zhvillimit Bujqësor e Rural.

"Mirëmëngjes me bletët punëtore që së bashku bëjnë mrekulli dhe bekuar qofshin bletërritësit e të gjithë njerëzit e punës. Dita Botërore e Bletëve vjen sot me 3386 projekte të financuara për bletarinë nga Agjencia Zhvillimit Bujqësor e Rural", shkruan Rama.