Liverpool përmbys Arsenalin, 10 futbollistë me COVID në Premier League

29 Shtator 2020, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 12:52:31

Tre fitore në po kaq ndeshje për Liverpoolin kampionin e Anglisë në sezonin e ri. Mbrëmë djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp fituan me përmbysje 3-1 ndaj Arsenalit në “Anfield Road”. Londinezët shënuan të parët me Lacazette që mposhti Alisson në minutën e 25-të por Liverpooli e gjeti menjëherë barazimin pas vetëm tre minutash lojë dhe ai që shënoi ishte Sadio Mane.