Moti i keq në Gramsh, drejtuesit e automjeteve rrezikojnë nga gurët dhe balta

17 Prill 2019, 21:12 | Përditesimi: 17 Prill 2019, 21:12

I gjithë rrethi i Gramshit është perfshirë rreth orëve të mbremjes nga moti i keq ç'ka ka sjellë dhera dhe balt ne te gjithë aksin Gostimë- Gramsh. Qarkullimi i automjeteve në këtë segment është problematik për shkak të pranisë së baltës në rrugë si dhe pranisë së kokrrave të breshërit por dhe gurëve që kanë rënë si pasojë e motit të keq.

Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Gramshit deri tani nuk raportohet të ketë dëme në bujqësi.

r.k./Shqiptarja.com