Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta Edi Leli, vëllai 53 vjeçar i kryebashkiakut të Vlorës

13 Tetor 2019, 17:11

VLORË- Është ndarë nga jeta Eduard Leli 53-vjeç, biznesmen, drejtues i televizionit lokal te Vlores dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut Dritan Leli. Ai mbylli sytë paraditen e sotme në spitalin e Vlorës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës kurohej prej një viti.

Leli ishte ekonomist në profesion, ndërsa prej 30 vitesh kishte eksperiencë në tregun ndërkombëtar në proceset prodhuese të materialeve të ndërtimit dhe në industrinë e drurit