Sipas përditësimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orë janë shtuar 24 persona të prekur me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar në 518 numrin e të prekurve në total.
Testimet e kryera në ditën e fundit kanë qenë 269, ndërkohë që fatkeqësisht raportohet vdekja e një 64-vjeçarje, e cila prej dy javësh qëndronte e intubuar. Sot hartës me të prekur i është bashkuar Mallakastra, e cila deri më sot ishte një bashki e paprekur.Më herët të dhënat u njoftuar nga ministrja Manastirliu në Kuvend teksa miratoheshin ndryshimet në kodin penal, ndërsa më pas i konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë.