‘Humbët një muaj kohë më refuzime’, Fidel Ylli thirrje Ligës Profesioniste: Ndaloni bojkotin!

15 Tetor 2020, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 15:05:03

U miratuan sot në parlament me kërkesë të Fidel Yllit disa ndryshime në ligjin për sportin, që i mundësojnë edhe privatit që investimet në infrastrukturë të takohen vetëm 6%. Duke përfituar nga rasti, Fidel Ylli, i cili është i deleguar i qeverisë për të disktuar me futbollin për katër kërkesat e tyre financiare, bëri thirrje që të tërhiqen  nga bojkoti dhe t’i kthehen fushave.

Sipas Fidel Yllit Liga Profesioniste humbi një muaj kohë me refuzimin e saj për të mos diskutuar me përfaqësuesin e qeverisë, pasi kërkonin vetëm Ramën. Deputeti tha se nuk duhet gabuar në të njëjtën mënyrë me bojkotin.

Në kuadër të reformës në sport, ka marrë disa nisma ligjore. Nuk jam dakord me një deputet që tha se qeveria po bën këto gjëa për fushatë elektorale. Këto nisma kanë disa muaj në parlament. Duke konsideruar Ligjin e Sportit si më të rëndësishmin ne menduam ta shtronim çështjen për debat në muajin shtator kur fillonte sesioni i ri. Në kuadër të nismave të reja në sport, ka marrë një nismë për të ndryshuar situatën në sport. Njëra ka qenë ndërhyrja në Kodin Penal, sepse ka patur dhunë për të rregulluar situatën në stadiume.

Kemi bërë një ligj për lehtësira fiskale për sa i përket sportistëve elitarë. Sporti ka shqiptar ka 30 vjet që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. Qeveria Rama ka investuar për sportin sa në 100 vjet shtet shqiptar. 31 milionë euro janë dhënë për infrastrukturë sportive: stadiumet, Tirana Olimpik Park, Qendra Olimpike e Korçës, 64 palestra sportive.