Humbi betejën me Covid-19, Kasem Hysenbelliu përcillet në banesën e fundit

6 Dhjetor 2020, 11:11

U përcoll sot për në banesën e fundit Kasëm Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje me COVID-19, të cilën nuk mundi ta fitonte me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mbështetjen e familjes.

Në nder dhe kujtim të tij janë zhvilluar homzhe ku morën pjesë miq, kolegë, bashkëpunëtorë e personalitete të ndryshme të cilët kanë vlerësuar figurën e z.Hysenbelliu në median shqiptare.