Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme vizitoi banesën e re të familjes Çupi që është zhvendosur në Kamëz. Kreu i qeverisë thotë se pas humbjes së madhe të nënës, babait e vëllait, Aleksi me Klarën, me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do ta vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke ndërtuar familjen e tyre të re dhe kujtuar gjithnjë ata që s’janë më.
Rama: Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi
Aleksi: Po, po kaloi
Rama: Ku e ke problemin?
Aleksi: Vetëm të këmba, nuk kam forcë
Rama: Nuk ka problem afatgjatë?
Aleksi: Jo, jo vetëm vënia në lëvizje
Rama: Shyqyr që paske gjithë këta njerëz
Aleksi: Po, po jemi shtëpi e madhe. Duhet ta kthejmë dhimbjen në forcë, cdo gjë është e shkruar
Rama: Po cfarë thonë këta mjekët tani
Ogerta Manastirliu: Duhet ta ndjekë me fizoterapist. Aleksi ka pasur një problem shumë më të madh në mëlçi, por e kaloi pa ndërhyrje
Aleksi: Më thonin se do ta futesha në sallë
Ogerta Manastirliu: Traumën e kaloi, tani rikuperimi dhe kalimi në normalitet
Rama: Shtëpia më duket e mirë
Aleksi: Po, po, shumë mirë
Rama: Ta gëzoni dhe të keni vetëm momente të mira, qofshi me kaq
Familjarët: Ajo është e fejuara
Rama: E pashë, e pashë, nga mënyra si i rri në këmbë është me fat
E fejuara e Aleksit: Edhe në jemi me fat që e fali Zoti
Rama: Faleminderit për fjalët e mira, i pëlqejnë të gjithë. Ne këto punë kemi. Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot dhe të merr përpara dhe
maksimumi që mund të bësh është të qash hallin që mund të qahet, pastaj cfarë mund të thuhet? Por këto gjërat e tjera të mos mungojnë. Brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Kemi edhe nesër edhe pasnesër edhe mbaron. Të hënën do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë nuk humbën njeri e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.
(E fejuara e Aleksit qeras Ramën dhe të pranishmit me karamele)
Rama: Nuses së shtëpisë nuk ia kthejmë, të trashëgoheni!
Humbi familjen nën rrënoja, Rama takon të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi: E keqja kaloi...
No videos found.