Humbi në 31 Janar, gjendet i pajetë i riu nga Kruja me probleme mendore, vëllai në 'Pa Gjurmë': Kishte 30 ditë i mbytur

9 Mars 2020, 19:23

U gjet i mbytur mëngjesin e së shtunës në liqenin e Krujës. 26-vjecari Gëzim Luka kishte humbur për herë të dytë më datë 31 janar, të këtij viti. Kjo nuk ishte hera e parë për familjen Luka, pasi i riu kishte humbur papritur ndërsa konsumonte një kafe me të vëllanë dhe dy javë pasi u gjet në "Pa Gjurmë" Gëzim Luka me probleme të shëndetit mendore u largua përsëri nga banesa.