Humbi në garën brenda PD-së, Veliaj ironizon Klevis Balliun: U rrëzua tuç, pogradecarët ndëshkuan me votë modelin e njeriut që bllokoi Tiranën

8 Tetor 2020, 18:16

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot Klevis Balliun, pas humbjes së thellë që ky i fundit pësoi në garën e brendshme në PD-së, ku baza e demokratëve në qarkun e Korçës votuan masivisht kundër. Duke folur në asamblenë e PS për Njësinë Nr.5, Veliaj theksoi se pogradecarët refuzuan modelin e njeriut që pengoi Tiranën, duke ndëshkuar me votë këdo që bllokon apo pengon punët e qytetit.