Humbi në Greqi/ 3 muaj pas zhdukjes sistemi TIMS zbulon gjurmët e 22-vjeçarit shqiptar

17 Tetor 2019, 21:09

Emisioni 'Pa Gjurmë' sjell historinë e 21-vjecarit Vasil Nexha që rezulton i humbur për afro 3 muaj, që prej 30 qershorit të këtij viti.  Nikoljan Nexha dhe Vjollca CauIi e kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në martesë. Nga kjo lidhje erdhën në jetë dy djem, ku Vasili ishte gëzimi i parë i çiftit Nexha.

Fati nuk donte që kjo martesë të zgjaste shumë, pasi në vitin 2014 çifti u divorcua. Të gjitha këto probleme ndikuan në anën psikologjike të fëmijëve të cilët duhet t’i shihnin prindërit e tyre të ndarë. Babai i tij, Nikoljani ka krijuar familjen e tij në Selanik të Greqisë, ku mori edhe Vasilin që të jetonte me të, për një jetë më të mirë.

Ndërsa djali tjetër jetonte me familjen e re të nënës,në Tiranë. 1 vit një më parë u nis edhe ai drejt Greqisë për të qenë pranë vëllait të tij. Ishte data 30 qershor, kur djali 21-vjecar, Vasili,  pati një zënkë me babain e tij ,dhe u largua i zemëruar nga shtëpia.  Me vete kishte marre një çantë me rroba, 30 euro dhe mjetet e idnentifikimit.

Ditët kaluan dhe Vasili nuk po kthehej në shtëpi. Babai, Nikoljani, i merakosur për fatin e djalit, lajmëron ish-bashkëshorten e tij, Vjollcën.  Ajo menjëherë pas marrjes së këtij lajmi tronditës, I drejtohet uniformave blu, të cilët japin shenja jete për  Vasilin, pasi  sipas sistemit TIMS ,më datën 7 Korrik kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në territorin shqiptar. Sot , 3 muaj më pas, Vasil Nexha kërkohet në studion e “Pa Gjurmë”, nga babai i tij Nikoljani.

Sistemi TIMS zbuloi gjurmët e 21-vjecarit Vasil Nexha, i cili është i humbur që prej 30 qershorit të këtij viti. Ai rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më dt: 7 korrik, thuajse një javë më pas kur u largua nga banesa ku jetonte me të atin, në Selanik të Greqisë. Pas një grindje me babain, Vasili u largua i zemëruar nga shtëpia. Me vete kishte marrë një çantë me rroba, 30 euro dhe mjetet e idnentitetit.

3 muaj nga zhdukja e tij babai Nikoljan Nexha bën thirrje për ndihmë nga Selaniku i Greqisë. Çifti Nikoljan Nexha dhe Vjollca Cauli, u divorcuan në vitin 2014. Nikoljani ndërtoi një familje të re në Greqi, ku mori me vete edhe Vasilin, ndërsa djali tjetër, vëllai i 21-vjeçarit jeton me nënën në Shqipëri, e cila edhe ajo gjithashtu ka krijuar një tjetër familje.

 Ish-bashkëshorti njofton pjesën tjetër  të familjes në Shqipëri, ndërsa ish-bashkëshortja nis kërkimet, nga të cilat rezulton se më datë 7 korrik të këtij viti, Vasili ka hyrë në territorin shqiptar, por që ende deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

    No videos found.