Humbi në Tiranë, 'Pa Gjurmë' gjen 17-vjeçarin Lorenc Hysenaj në Durrës: Doja të punoja që t'i ktheja paratë që i mora nënës

29 Qershor 2020, 18:49

I riu u gjet në qytetin e Durrësit, aty ku edhe u përqendrua pista e kërkimeve, pasi gjatë rrëfimit të nënës në transmetimin live në emisionin ‘Pa Gjurmë’ vërshuan me dhjetëra telefonata, që zhvendosën vendndodhjen e Lorencit në qytetin bregdetar. Nëna dhe vetë Lorenci mbërritën në studion e emisionit për të dhënë lajmin e mirë të gjetjes, por edhe duke rrëfyer arsyet e vërteta pse i riu vendosi të largohej pasi la në gjumë familjarët.