Humbin jetën 21 qytetarë nga COVID, shënohen 851 raste të reja me koronavirus! Ndërron jetë 27-vjeçarja në Berat

3 Mars 2021, 19:55

Sërish shifra të larta të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID 19, janë shënuar në vendin tonë. Ministri njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 21 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.