Humor, muzikë, aktrim! Në emër të jetës, artistët: Të disiplinuar do ta fitojmë luftën me koronavirus

9 Prill 2020, 14:20

Lufta ndaj koronavirus ka bërë bashkë artistët në të gjithë botën dhe ashtu sikurse gjithmonë ka qenë misioni i tyre, ata edhe karantina kanë sjellë art nga shtëpitë e tyre.
Humor, muzikë, aktrim, mesazhe sensibilizuese, të gjitha në një emërues të vetëm: Në emër të jetës.
Sot më shumë se kurrë është e nevojshme që të gjithë të ndërgjegjësohen se edhe pak ka mbetur, edhe pak kohë e pak përpjekje na duhet që të shpëtojmë nga koronavirus pa lëndimë zemrash. Ky është edhe thelbi i mesazheve të artistëve në mbarë botën, por edhe në Shqipëri.