Humori në zi! Shuhet në Itali parodisti i Vlorës, Muhamet Lika

30 Maj 2019, 17:18

Arti shqiptar në zi! Ditën e sotme është ndarë nga jeta parodisti i mirënjohur nga Vlora, Muhamet Lika.

Aktori i madh i humorit humbi betejën me jetën në moshën 64-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak. Lika vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën.

Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë.Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin "Mjeshtër i madh". Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.