'Hyj këmbadoras në shtëpi që fëmijët të mos më shohin', sakrificat e heshtura të efektivëve të Forcave të Armatosura

28 Prill 2020, 16:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 18:29:48

Forcat Ushtarake janë gjithashtu pjesë e heronjve në luftën me koronavirusin, të cilët ndodhen në terren 24 orë në të 7 ditët e javës. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve ata sakrifikojnë familjen e tyre si dhe janë gjatë gjithë kohës në përballje me rrezikun e infektimit nga COVID-19.

"Shumicën e kohës kemi qenë të detyruar të qëndrojmë në terren. Mundohem të mos i takoj fëmijët dhe kur shkoj në mbrëmje në shtëpi shpesh futem këmbadoras që të mos më shohin. Jo gjithmonë funksionon dhe kur fëmijët më shohin thonë erdhi Spiderman-i", është shprehur një efektiv i forcave të armatosura.