Hyjnë sot në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe, ja çfarë do të ndodhë me të vjetrat

30 Shtator 2019, 14:20

TIRANË- Sot del në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekë, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

Banka e Shqipërisë njofton se prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat.Në një intervistë për Report Tv pak ditë parë, nëndrejtori i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Ervin Sahatçiu u shpreh se kartmonedhat ezkistuese do vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim.

"Të gjitha kartëmonedhat ekzistuese të emetimit aktual do të vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim, ato do të kenë kurs ligjor dhe do të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese për kryerjen e blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga agjentë ekonomik edhe publiku", u shpreh Sahatçiu.