Hyn në fuqi ligji/ Nga sot legalizimet e ndërtimeve pa leje edhe pa paguar taksë infrastrukture

21 Gusht 2020, 16:40

TIRANE - Pa zhurmë dhe debate, Kuvendi ka miratuar nismën ligjore të propozuar nga qeveria për heqjen e detyrimit të pagimit taksës së infrastrukturës për ndërtimet pa leje në proces legalizimi. Ndryshimet ligjore nga sot do të jenë në fuqi. Në ligjin e taksave vendore të mëparshëm saktësohej se asnjë person nuk mund të merrte lejen e legalizimit nëse nuk paguante taksën e ndikimit në infrastrukturë, por tashmë me ndryshimet e pësuara leja mund të përfitohet pa qenë e nevojshme pagesa e taksës.

Konkretisht është shfuqizuar fjalia e dytë e pikës së tretë në nenin 27 të ligjit për taksat vendore ku thuhej, “Leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapaguesi”. Tashmë kjo fjali është shfuqizuar. Në argumentin e dhënë nga deputetet pohohej se vetëm për shkak të kësaj takse të vënë si kusht ka rënë me 3 fish numri i lejeve të legalizimit të dhëna. Vendosja e pagesës së taksës si detyrim për procedurat e legalizimit u vendos në ligj në vitin 2018, dhe tashmë dy vite më pas ligji ndryshohet, pasi shkaktoi probleme.

Tashmë me ndryshimin e ri legalizimi do të mund të merret edhe pa e paguar detyrimin që të takon. Por nga ana tjetër mbetet përsëri në fuqi niveli i taksës që duhet paguar për ndërtesat, që janë në proces legalizimi, në nivelin e 0.5%.

Mirëpo një raport i KLSH hedh dyshime mbi zbatimin e ligjit në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Sipas auditimit të kryer për vitet 2016-2019 janë dhënë 5585 legalizime për ndërtime pa leje, të gjitha në shkelje ligjore.

Parregullsia më e madhe që ngrihet në auditim është mos-pagesa e taksës së infrastrukturës nga subjekti, edhe pse ishte detyrim ligjor. Sipas auditimit vetëm nga shkelja e këtij kriteri nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale 1 dhe 2 buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej  281,8 milionë lekësh

- Pa zhurmë dhe debate, Kuvendi ka miratuar nismën ligjore të propozuar nga qeveria për heqjen e detyrimit të pagimit taksës së infrastrukturës për ndërtimet pa leje në proces legalizimi. Ndryshimet ligjore nga sot do të jenë në fuqi. Në ligjin e taksave vendore të mëparshëm saktësohej se asnjë person nuk mund të merrte lejen e legalizimit nëse nuk paguante taksën e ndikimit në infrastrukturë, por tashmë me ndryshimet e pësuara leja mund të përfitohet pa qenë e nevojshme pagesa e taksës.