Hyn në fuqi një pjesë e paketës së dytë! Kush përfiton dhe si do të jepet paga 40 mijë lekë (Si të bëni aplikimin)

18 Prill 2020, 17:23

TIRANE-Hyn në fuqi një pjesë e paketës së dytë financiare për përballimin e pasojave të koronavirusit pasi është botuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa janë zbardhur detajet e vendimit që përcakton se cilët e përfitojnë dhe si do të bëhet shpërndarja e pagës 40 mijë lekë. Pra në fuqi ka hyrë vendimi vetëm për përfituesit e pagës 40 mijë lekë, ndërsa ende jo pjesa për garancinë sovrane dhe shtyrjen e pagesës së këstit të tatim fitimit.