Hyn në fuqi vendimi/ Dalin hartat ku do të rindërtohet në Thumanë, Shijak dhe Laç pas tërmetit tragjik

29 Janar 2020, 20:18

TIRANE-Në pritje të zhvillimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel në 17 Shkurt, qeveria shqiptare po vijon përgatitjet për rindërtimin. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar hartat me tre zonat e reja në bashkitë ku do të rindërtohen banesat e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, Shijaku, Laçi dhe njësia administrative e Thumanës. 

Në vendimin e qeverisë që ka hyrë në fuqi specifikohet që Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të jetë njësia zbatuese për rindërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në Shijak dhe në Thumanë, ndërsa për Laçin do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, pasi 500 banesat do të ndërtohen nga qeveria turke.