Hynë ilegalisht në Kapshticë, kapen 9 emigrantë palestinezë e sirianë

26 Dhjetor 2018, 14:18

KORÇË-9 emigrantë të paligjshëm janë kapur të martën në pikën doganore të kalimit në Kapshticë.

Report Tv raporton se të gjithë i përkasin gjinisë mashkullore dhe se janë të moshave të ndryshme. Konkretisht, 6 prej tyre janë palestinezë dhe 3 sirianë.

9 emigrantët u kapën ditën e djeshme në kufi të gjelbër dhe më pas u mbajtën në stacionin e kufirit të Kapshticës. Ndërsa sot u sollën në drejtorinë e kufirit të Korcës, ku iu morën edhe deklaratat. Pas dhënies së deklaratave, emigrantët mësohet si i janë drejtuar qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Më 6 dhjetor, 18 refugjatë të paligjshëm (sirianë,marokenë dhe afganë) u ndaluan po në pikën doganore të kalimit në Kapshticë.(Lexo këtu)

Sikurse duket, lëvizja e emigrantëve nëpërmjet territorit të Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian nuk ka ndaluar.