Hyseni: 3 qëllimet e Metës që na rikthen ligjet në kuvend! Herët a vonë do të përballet me ligjin

29 Tetor 2020, 13:29

Deputeti socialist, Alket Hyseni ka sulmuar hapur presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretin e kthimit të ligjit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.Sipas tij, ai ka tre qëllime, të cilat i listoi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 “Duhen gjurmuar paratë e pista, dhe kjo nuk bëhet si rrufe në qiell të hapur, nëse nuk i japim mbështetje Policisë së Shtetit. Jemi përpjekur të adresojmë shqetësimet bazë. Së bashku me kolegët Balla, Gjina e Manja, kemi sjellë një amendament me dy ndryshime bazike, që synojnë ruajtjen e rolit të Prokurorisë në këtë proces dhe ruajtjen e frymës së parimeve të kodit. Kemi sjellë një institucion të ri për këtë ligj, Komitetin për parandalimin dhe goditjen e parave të pista, që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme. Mendoj se kjo iniciativë është e frytshme. Në ligjin specifik të policisë fusim dhe mbikëqyrjen dhe mirëadministrimin e fushatës zgjedhore nga policia. Tashmë ne përcaktojmë në ligj detyrat bazë të policisë, bashkëpunimin me administratën zgjedhore, mbikëqyrja e rregullt e fushatës, si dhe raportimi në KQZ e çdo institucion që përcaktohet në ligje specifike. Ky ndryshim ligjor është edhe në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit, që bëmë me opozitën, opozitë e cila na la mbrapa me disa aspekte kryesore të marrëveshjes, por ne bëjmë detyrën tonë.