Hyseni i përgjigjet Bardhit në '5 pyetje': E vetmja që do zvarritjen e Zgjedhores është opozita joparlamentare

27 Janar 2020, 22:35

Deputeti i PS Alket Hyseni, i ftuar në '5 pyetje me Babaramon', i është përgjigjur Sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi i cili teksa ishte i ftuar pak më parë në studio akuzoi palën socialiste në tryezën e reformës zgjedhore për zvarritje të procesit.

Sipas Bardhit ka 10 ditë që është ngritur grupi për hartimin e zgjidhjeve, por shtoi se nuk ka filluar diskutimi për asnjë cështje konkrete. Ndërsa Hyseni i është përgjigjur duke thënë se e vetmja forcë politike që po pengon Reformën Zgjedhore është opozita jashtëparlamentit.