Hysi në Report TV: Marrëveshjen e votuam për PD-LSI! Opozita parlamentare tregoi pjekuri! Nuk kemi thënë që do e shkarkojmë presidentin

23 Korrik 2020, 19:32

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në një lidhje me skype në edicionin qendror të Report Tv tha se marrëveshja e 5 qershorit u votua në favor të kthimit të opozitës jashtëparlamentare PD-LSI. Ajo tha se nga PD-ja dëgjon vetëm akuza dhe kundërshti dhe asnjëherë një kompromis, por uron që në këto ditë të ulen dhe të arrihet një  konsensus duke theksuar se kuvendi nuk mund ta anashkalojë opozitën jashtëparlamentare.