Dritan Rexhepit, një emër shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të drogës, i njohur për arratisjet e tij të bujshme nga burgjet, këtë herë ka kërkuar lirinë përmes gjykatës. Ai ndodhet në një burg në Ekuador. Mediat atje shkruajnë se së fundmi një gjykatës i Latacunga refuzoi kërkesën lirim të shqiptarit Dritan Rexhepi, i cili kërkohet për ekstradim edhe nga Italia, Belgjika dhe Shqipëria për krime të ndryshme. Ai u veçua nga Europol dhe Interpol për udhëheqjen e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Ekuadori. Avokati i tij, Harrison Salcedo, tha se klienti i tij plotësonte të gjitha kërkesat.I lindur në Vlorë më 10 prill të vitit 1980, Rexhepi akuzohet për një sërë veprash penale. "Vrasje me paramendim, plagosje me dashje, prodhim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe municioneve ushtarake, falsifikimi i vulave dhe formularëve, falsifikimi i mjeteve të identitetit, rrëmbim i një personi, më konkretisht për Jan Prengës, i cili u mor peng dhe më pas nga disa pamje filmike në resortin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut, u pa se u nxorr i pajetë. Report Tv më herët ka sjellë një profil të plotë të 40-vjeçarit i cili aktualisht është i burgosur në Ekuador. Kush është Dritan Rexhepi? Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t'u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t'i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.
I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, 'mjeshtri i arratisjeve' Dritan Rexhepi këtë herë kërkoi lirimin nga gjykata në Ekuador, ia refuzuan
No videos found.