I bie atak kardiak në det, pushuesja humb jetën në plazhin e vjetër të Vlorës

17 Qershor 2019, 09:31 | Përditesimi i fundit: 2019-06-17 09:39:14

Një pushuese është gjetur e pajetë në plazhin e Vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha Baci, e moshës rreth 60-vjeç, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e saj është bërë një atak kardiak që i ka rënë gjatë kohës kur ishte në det. Kanë qenë kalimtarët dhe pushuesit e rastit ata që kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë për të.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ku këta të fundit po hetojnë për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.