I bllokoi rrugën në Shkodër, Rama: S'ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën

26 Prill 2019, 14:14

Pjesë e batutave të kryeministrit Rama, nuk i ka shpëtuar ish- deputeti i PD, Flamur Noka. Ky i fundit ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm në akset hyrëse të Shkodrës, me qëllim që të ndalonte kreun e qeverisë që të zhvillonte takimin me shkodranët dhe malësorë, ku pati edhe përplasje me policinët. "S'ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën", tha Rama, teksa ishte duke folur për hapjen e vendeve të punës nga qeveria e tij.