I bllokuan rrugën, Rama: Kukësi e ka traditë mikpritjen, por "pyll pa derra s'ka"

5 Prill 2019, 15:37

Në fjalën e tij nga Kukësi, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestën e disa militantëve të PD, të cilët bllokuan rrugën në hyrje të qytetit për të mos e lejuar kalimin e tij. Kreu i qeverisë theksoi se Kukësi traditën e mikpritjes e ka shumë të fortë, pavarësisht të disa banorëve që bllokojnë rrugën.

"Jam i bindur se zhvillimet do të vijnë në të mirë të banorëve. Traditën e mikpritjes e keni shumë të fortë, edhe pse disa dalin te rruga. E dimë që pyll pa derra s'ka. Ne kemi një program që mbështesim me para nga fondi i qeverisë për bujtinat dhe agroturizmin. Ka disa iniciativa, por duhet të ketë shumë më tepër. Ky aeroport këtu është mekanizmi që do të bëj një kapërcim të madh sepse do të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve rreth e rrotull. Do të ketë më tepër njerëz që do të kalojnë këtu, që do të blejnë, do të konsumojmë. Jemi në një moment për ndryshim shumë të madh të Kukësit. Jemi në momentin që ndryshimi duhet të fillojë që në Bashki. Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të fortë, demotivohesh", u shpreh Rama.  

    No videos found.