I çmendur për Bebe Rexhën, fansi brazilian çan kordonin e sigurisë

28 Shtator 2019, 13:01

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur një koncert në Brazil. Ajo është pritur mjaft mirë nga fansat e shumtë. Por njëri prej tyre duket të ketë qenë më speciali.

Kur Bebe ka zbritur nga skena për të qenë më afër fansave, një prej tyre i veshur me një kostum që mbante foto e Rexhës ka thyer kordonin e sigurisë. Fansi i është hedhur në qafë duke shprehur gjithë dashurinë për të.