I dehuri alarmon policinë në Korçë, shtrihet në mes të rrugës në një lagje

6 Shtator 2020, 22:42

KORÇË- Një person i shtrirë në orët e vona të natës në qytetin e Korçës ka alarmuar policinë.

Një burrë ende i paidentifikuar ka vënë në lëvizje policinë e Korçës, pasi është parë nga qytetarët i shtrirë në mes të rrugës, në një nga lagjet e qytetit.

Këta të fundit më pas kanë lajmëruar policinë, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve nga policia, këtij personi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup ndërsa mësohet se ai ka qene i dehur.

Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me autoambulance në spitalin rajonal të Korçës për mjekim.