I dënuar me 15.5 vite burg në Itali, arrestohet 46-vjeçari i shumëkërkuar në Fier

24 Tetor 2019, 10:34

Fier- Një i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit. Ai është Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier,. Ai është i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit".

Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirë organizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e 46-vjeçarit drejt Italisë.