I dha futbollistit nënshtetësinë për 8 orë/ Meta: Është verifikuar, dokumentet sekret shtetëror

26 Tetor 2020, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2020-10-26 13:20:28

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se futbollisti i Tiranës, Cobina është verifikuar, duke mos treguar se nga cili institicion, e mbi të gjitha është shprehur se dokumentet nuk i bën publike sepse janë sekret shtetëror.

"Ju cilit TV i përkisni? (i referohet gazetares së Report TV) E dija që do e bënit një pyetje patjetër, meqenëse janë bërë disa përgojime për të shmangur vëmendjet nga përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet, Shqipëria është vendi që ka investuar më pak për të ndihmuar popullësinë dhe shtresat që preken nga pandemia si nga aspekti i shëndetit dhe ekonomike- sociale dhe për të shmangur vëmendjen nga shumë çështje të tjera, janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme, jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo është dosja e futbollistit që nga mediat e kanë nxjerrë si terrorist, u ekspozua si një kryeministër i papërgjegjshëm, këtu është edhe dokumenti i institucionit që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare. Të përfaqësosh një ekip kampion është në interes kombëtare dhe publik dhe kjo është sqaruar edhe nga drejtuesit e klubit dhe të federatës që kanë bërë këtë kërkesë urgjente përpara ndeshjes me Zvicrës. E kemi respektuar ligjin në mënyrë strikte. Komisioni i Sigurisë, për gruan e Ylli Pangos nuk ka asnjë problem për sigurinë Kombëtare dhe ka 8 vjet që e ka kërkuar dhe duhet ta merrte. te procedura e posaçme, se kur i intereson qeverisë ekziston, ish ministrja e Arsimit nëse nuk do ishin ndjekur procedurat e posaçme nuk do ishte as zv. ministre e as zëvendës ministre, kështu kemi edhe raste të tjera se jam në presidencë dhe nuk përgojoj askënd. Nuk jap dokumentet se janë sekret shtetëror, por gjithçka është bërë në respekt të kushtetutës. Sa i përket shqetësimit për familjarët e UCK që për arsye të ndryshme, që dihet kufizimet që ka Kosova, në respekt, unë e kuptoj për këlyshët UBD ata quhen terrorist, por ato janë familjarë të atdhetarëve", tha Meta.