I dogjën makinën gjatë natës, flet gardiani i burgut: Dyshimet janë nga të gjitha anët

19 Janar 2020, 12:39

Efektivi i burgut të Shënkollit ka bërë të ditur se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh ngjarjen me biznesin e tijë, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme pronësie kohet e fundit.

"Kjo makina ime u djeg këtu. Në 1 të natës më vjen komshiu dhe më tha hajde se po digjet makina. Kujtova se është makina e atij por ishte e imja. Nuk kam asnjë të dhënë për këtë por dyshoj gjera të vogla nëpërmjet një biznesi që kam këtu dhe kena fut pak njerëz në pika kështu. Por jo konflikte ekstreme. Ndihem i vrarë në shpirtë. Jam 6 anëtar në familje.  Familjarë i thjeshtë jam, siç njihem. Nuk e kisha menduar kurrë gjë të tillë se nuk kam konflikt kaq ekstrem. Ndihem i kërcënuar pas kësaj ngjarje. Nuk e shikoj se ngjarja të zbardhet imtësisht."  tha Nikoll Prenga.