'I është ndryshuar pronësua e 'Sami Frashërit'/ Rama: Kryemadhi është 'Kap ca të kapësh ta haj kush ta haj'!

3 Nëntor 2020, 11:58

"Është një betejë e përditshme për të mos lejuar që faktet të bëhen si avujt e rakisë presidenciale, dhe për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjeve dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur me instrumente të duhur që të jep kjo kohë për t'u lëshuar në një shifra marramendës si ky që po e vënë me shpifje dhe gënjeshtra duke pasur parasysh faktit që gënjeshtra janë më të shpejta në arritjen audiencës. Shkolla po rindërtohet, puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga Veliaj përsëri dhe Monika thotë shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, domethenë "Kap ca të kapësh", ta haj kush ta haj, ashtu si thotë që shërimi nga COVID duhet ta kërkojmë në Kisha", tha Rama.

  •