I ftuar këngëtari Klint Çollaku

18 Mars 2019, 11:14

Është fare i ri por numëron disa këngë të suksesshme në karrierën e tij si këngëtar. Klinti Çollaku, emrin e të cilit e kemi dëgjuar shpesh nëpër kompeticione muzikore, këtë herë ka zgjedhur që ti besojë vetes së tij. 19 vjeçari sapo ka publikuar këngën e tij më të fundit me titull “Kush të do”, tekstin dhe muzikën e së cilës i ka shkruar vetë. I pyetur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, pikërisht për këtë zgjedhje, Klinti ka thënë  se kur gjërat i bën vetë ia vlen më shumë edhe mundi, edhe lodhja.

Po ta marrësh dhe po ta shikosh, teksti në vetvete është i thjeshtë dhe ka një kuptim të qartë. Nuk i kam më qejf këto tekstet me dramacitete të mëdha dhe ndaj kam bërë atë që më ka ardhur për momentin. Unë 19 vjeç jam, kjo është bota ime koncepti im. 

Më pëlqen shumë që të bëj diçka vetë dhe e dëgjon me qejf diçka që e ke bërë vetë. Edhe mundi ia vlen , edhe lodhja. Janë të gjitha gjëra që i bën vetë me dëshirën tënde.

Unë të gjitha këngët që kam bërë, i rikëndoja disa herë dhe më mërziteshin. Nëse më mërziten mua, publikut i mërziten akoma më shpejt. Unë këtë këngën e kam rikënduar dhe gjithmonë më jepte harmoni tek refreni. Dhe sot e kësaj dite prapë më jep emocion, kështu që vendosa ta publikoj këtë këngë.