I gjakosur me plagët e thikës në bark, djali qëndron në këmbë dhe rrëzon në tokë agresorin

15 Korrik 2019, 11:41

Dy të rinj kanë debatuar me njëri-tjetrin, por zënka ka kaluar në agresion, ku njëri nga djemtë ka qëlluar tjetrin me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi në një parking makinash. Edhe pasi e ka plagosur, sulmuesi  i vërsulet sërish djalit, por çuditërisht viktima arrin të qëndrojë në këmbë dhe e godet për ta rrëzuar agresorin në tokë.

Ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për të qetësuar situatën. Kurse policia nuk duket në horizont.

Videoja është filmuar më 29 korrik nga kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë. Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe pjesëmarrësit nuk janë identifikuar.