I grabitën me armë një makinë luksoze dhe 6 mijë franga pushuesit në Durrës, 3 të arrestuar

13 Gusht 2020, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2020-08-13 16:53:32

I grabitën me armë një makinë luksoze dhe 6 mijë franga pushuesit në Durrës, 3 të arrestuar. Shqiptarja.com mëson se në pranga kanë rënë Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi, Gazmend Doçi.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Ndjekja". I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.

Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.

Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar "Ndjekja", bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D. H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale "Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe "Armëmbajtja pa leje".