TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar ditën e sotme në orën 11:30 një konferencë për mediat. Kjo konferencë ishte paralajmëruar më herët, pas takimit të kreut të shtetit me Komisionin e Venecias, por ajo u anulua. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në fokus të kësaj konference për mediat do të jetë paketa Anti- KÇK si dhe ndryshimi i ligjit që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me këtë të fundit që Meta e ka cilësuar "Krye-KÇK".
I hoqën kompetencat për betimin e anëtarëve të Kushtetueses dhe Anti-KÇK, Meta konferencë për mediat
No videos found.