I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Ishte shtruar në spital në Turqi

4 Dhjetor 2020, 15:08

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e politikanëve këtë të premte. Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli.

Mësohet se ai ishte transferuar përpara disa ditësh për kurim në Turqi por nuk arrit dot t'i mbijetonte virusit.

Ëngjëll Dakli ishte një prej intelektualëve të respektuar të Elbasanit. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij duke përfshirë Ministër, kryetar bashkie dhe këshilltar.

Ai ka qenë kryebashkiak i Elbasanit gjatë viteve 1996-2000.

Lajm në përditësim...