Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 40 vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një dedikimi prekës në rrjete sociale, shkruan se ai ishte një mik ideal dhe një njeri punëtor.
