I jepet lamtumira e fundit artistit Koço Devole

10 Nëntor 2020, 13:57

TIRANË- Miq kolegë e të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit e regjisorit Koço Devole, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, pasi luftoi COVID-in. 

Koço Devole, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 75-vjeçare pasi ndodhej prej 1 jave i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me COVID.