I jepet lamtumira e fundit ish-Presidentit Bush/ Trupi përcillet me tren për në Hjuston

7 Dhjetor 2018, 22:21

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh H.W Bush u përcoll për në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta disa ditë më parë.

Pas nderimeve shtetërore të cilat u mbajten në Capitol Hill dhe Katedralën Kombëtare në Washington, ceremonia e varrimit u mbajt në qytetin e tij në Hjuston të Teksasit. Mesha e shenjtë në nder të tij, u mbajt në kishën Shën Martin ku të pranishëm ishin familjarë dhe të afërm të tij. Trupi i pajetë i Xhorxh H.W. Bush, u transportua nga  Washingtoni në Hjuston me tren. Gjatë përcjelljes së presidentit të 41-të të SHBA-së, djali i tij Xhorxh W. Bush dhe ish-sekretari i Shtetit nuk i mbajtën lotët. 

George H.W. Bush ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, pasi prej disa vitesh ai vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet fizike. George H.W. Bush u shua vetëm disa muaj pas gruas së tij, pasi më 17 prill të këtij viti Barbara Bush ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare.