I jepet lamtumira e fundit Rikard Ljarjes! Marjeta gjen forcën të flasë: Nuk jam e pishmanit për këtë ceremoni të thjeshtë! 'Deda' prehet në Shkodër

21 Prill 2020, 15:18

TIRANË- Me duartrokitje, ashtu siç një artist i madh e meritonte, është përcjellë në banesën e fundit aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. Me rregullat e diktuara nga COVID-19, Ljarja është përcjellë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër ku dhe do të prehet në paqe, duke përmbushur kështu amanetin e tij, ose "Dedës", siç njihet për shkak të rolit të tij në filmin "Rrugë të bardha"!  

Bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Marjetja Ljarja ka mbajtur në duar fotografinë e Rikardit, teksa dilte nga shtëpia e tyre modeste në zonën e Ish- ekspozitës.  Si një shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, ajo ka gjetur forcën për t'i falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë të vështirë, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore", tha Marjeta.