'I ka vdekur e ëma'! E moshuara thyen karantinën për t'i blerë tortën e ditëlindjes nipit

22 Prill 2020, 14:17

Report Tv sot ishte në Krujë për të parë dhe përcjellë për shikuesit gjendjen nga ky qytet që është kthyer në vatrën më të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit për shkak të infeksioneve nga fasoneritë në ditët e fundit.

Në rrugët e qytetit kishte shumë pak lëvizje, ndërsa gazetari i Report Tv Arsen Rusta solli historinë e veçantë të një të moshuare që kishte thyer karantinën për t'i blerë nipit tortën e ditëlindjes, i cili nuk e ka nënën."E kam jetim i ka vdekur e  ëma. Nuk e kisha parë ndonjë herë qytetin kështu. Frikë kemi shumë. Unë jam në hotel, se pallatin e prishi tërmeti. Këto janë kushtet, ishalla e largon Zoti. Kam djalin që punon në fasoneri, është në shtëpi nuk ka ku shkon. Sot iu mbyll puna. Dal unë që bëj pazarin" tha e moshuara.