“I kënaqur me paraqitjet e futbollistëve”, Bushi: Kosova luan me zemër dhe ka më shumë cilësi se ne

13 Qershor 2019, 14:04

Barazimi me Turqinë për eliminatoret e Europianit dhe dy fitoret në miqësore kundër Uellsit kanë lënë të kënaqur trajnerin e Kombëtares U-21 Alban Bushi. Në një prognzonë pas përfundimit të 3 takimeve numri 1 i pankinës së shpresave për paraqitjet e lojtarëve është shprehur:

"Jam shumë i kënaqur me futbollistët. Pastaj kur vijnë edhe rezultatet bëhet akoma edhe më e bukur puna. Pasi kur fiton ose barazon është gjithmonë pozitive."

Më pas trajneri i Kombëtares U-21 tregoi se ku duhet të përforcohet ekipi për ndeshjet e ardhshme.

"Duhet të kemi më besim në veten tonë, pasi falim gola që nuk duhet t’i falim dhe bëjmë gola me shumë vështirësi. Gjithsesi mendoj se nga ajo që kemi qenë jemi përmirësuar goxha."

Futbollistët që ranë më shumë në sy në këto dy takime ishin sulmuesi që realizoi tre gola Armando Broja, pjesë e akademisë së Chelsea-s, dhe Emiliano Bullari, që ka fimrosur kontratë me Olimpiakosin në moshën 16-vjeçare. I pyetur nëse kjo dyshe është gati për kombëtaren e madhe Bushi u përgjigj:

"Te kombëtarja A duhet të përballesh me një mbrojtës si Pike apo Sergio Ramos, ose mbrojtësit e Francës. Pra është pak e vështirë që të mbash peshë në kombëtare A, por e rëndësishme është që ata janë shpresë e Shqipërisë. Nëse nuk janë këtë vit do të jenë vitin tjetër."

Në fund trajneri i shpresave tregoi diferencën me Kosovën, e cila ka bërë më mirë se Shqipëria dhe në renditet në krye të grupit pas dy fitoreve.