I kërkuan seks dhe lekë shoferes për t'i kthyer 'Range Rover'-in, arrestohen dy zyrtarë të Rrugores

4 Korrik 2020, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2020-07-04 14:39:10

TIRANE-SPAK dhe SHÇBA-ja kanë ndaluar për korrupsion dhe shpërdorim detyre dy punonjës të policisë rrugore në Tiranë, të cilët refuzonin që t'i kthenin makinën një gruaje, pasi në këmbim kërkonin favore seksuale dhe lekë.Të ndaluarit janë;
Henrik Zelija me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;
Laurenc Duda me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative