'I kishim të domosdoshme këtë orë lirie', e moshuara në Lezhë: A duhet më shumë? Unë s'mund të eci

25 Prill 2020, 11:46

Sot në Lezhë të moshuarit kishin populluar parqet dhe rrugët e qytetit, duke shfrytëzuar lejen e posaçme të vendosur nga autoritetet. Një prej pensionistëve shprehet: "Jemi dakord me këto vendime, se edhe ne që jemi të moshuar ta gjejmë veten diku. Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi, për xhiro të lirë. Ne sot e kemi ditën tonë, se ditët tjerë të tjerët janë në aktivitet. Kur kanë pushim ato dalim ne, për të kaluar ato streset tona."