I konsideruar i rrezikshëm dhe me pistoletë në çantë, arrestohet në Vlorë 36-vjeçari! 13 vite më parë i ndaluar në Itali për drogë

27 Gusht 2020, 14:27

Një 36-vjeçar i quajtur Indrit Hita, i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin, është arrestruar nga policia e Vlorës.

Hita, sipas njoftimit të policisë, është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Ai figuron gjithashtu i arrestuar në Itali në vitin 2007 së bashku me dy persona të tjerë për trafik të lëndëve narkotike, gati 3 kilogramë heroinë.